Lajme
Vdekja e 16-vjeçarit nga COVID-19, mjekja nga Vitia: Jemi të tronditur dhe të prekur thellë në shpirt
Demokracia
17:32 | 11 Mars 2021

Share:

Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, Vjollca Kadolli ka shprehur dhimbjen e saj për vdekjen e 16-vjeçarit nga Covid-19. Ajo tha se B.B. nga fshati Vërban i Vitisë është rasti më i dhimbshëm deri më tani.

Vjollca Kodolli, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se virusi nuk e kurseu as jetën e 16-vjeçarit.

“Tani që u bë një vit nga shfaqja e pandemisë, për mua është rasti më i dhimbshëm gjer më tani, sepse natyrshëm vdekja e një të riu përjetohet më rëndë, sidomos për mantelbardhët që përditë përballemi me situata të vështira, porse nuk guxojmë të dorëzohemi asnjëherë.”, ka shkruar ajo në Facebook, transmeton Demokracia.com

Në fund të shkrimit të saj, në emrin e saj dhe personelit shëndetësor në QKMF të Vitisë, u ka shprehur ngushëllime familjes dhe qytetarëve të Vitisë.

Shkrimi i saj i plotë në Facebook:

Virusi nuk e kurseu as jetën e Blendit!

Sot morëm një lajm të dhimbshëm, ngase virusi famëkeq i paska marrë jetën edhe Blendit 16-vjeçar.

Tani që u bë një vit nga shfaqja e pandemisë, për mua është rasti më i dhimbshëm gjer më tani, sepse natyrshëm vdekja e një të riu përjetohet më rëndë, sidomos për mantelbardhët që përditë përballemi me situata të vështira, porse nuk guxojmë të dorëzohemi asnjëherë.

Blendi na ka toronditur e na ka prekur thellë në shpirt, sepse shkoi në lulen e rinisë.

Në emrin tim dhe të personelit shëndetësor në QKMF të Vitisë, familjes dhe mbarë vitiasve, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta!

Zoti e mëshiroftë Blendin, ndërsa familjarëve ua lehtësoftë dhimbjet!

/Demokracia.com/

Të ngjashme