Sport
Fiton Reali, Vazquez rikthehet te goli në La Liga pas 6 muajsh
Demokracia
22:53 | 09 Prill 2022

Share:

Real Madrid ka shënuar fitore  ndaj Getafes  me rezultat 2:0, duke marshuar drejt titullit kampion.

Goli i dytë i realit u shënua nga  Vazquez, që kishte 6 muaj që nuk shënonte në La Liga, transmeton Demokracia.com.

Pas golit të realizuar nga Casemiro në pjesën e parë, për vendasit e drejtuar nga Carlo Ancelotti që vinin nga suksesi i arritur në Londër përballë Chelsea-s të Tuchel, ka qenë Lucas Vazquez ai që ka shënuar golin e sigurisë në Bernabeu…

Në 9 ndeshjet e fundit, merengues kanë shënuar 8 fitore dhe një humbje, atë ne El Clasico, duke përfshirë të gjitha kompeticionet.

Skuadra galaktike ka shënuar 21 gola në këto 8 ndeshje pra gati 3 për ndeshje, duke konfirmuar potencialin e repartit te avancuar. Diferenca me vendin e dytë mbetet 12 pikë teksa Barcelona ka dy ndeshje me pak dhe është momentalisht pas Sevillas që ndodhet me 60 pikë (72 për Real Madrid). /Demokracia.com

Të ngjashme