Lajme
Vazhdon vaksinimi në Shqipëri, 500 mjekë dhe infermierë të Kosovës po vaksinohen kundër COVID-19
Demokracia
10:52 | 21 Mars 2021

Share:

Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu ka thënë se 500 mjekë dhe infermier të Kosovës po vaksinohen kundër COVID-19 në Kukës.

Manastirliu ka shkruar në rrjetin social Facebook ku tha se edhe sot po vazhdon vaksinimi kundër COVID-19 i stafit mjekësorë, përcjell Demokracia.com.

“500 mjekë dhe infermierë të Kosovës po vaksinohen në Kukës. Edhe sot në ditën e dytë, do të vijojë vaksinimi me stafet mjekësore të vijës së parë”, ka shkruar Manastrliu.

Kujtojmë se të shtunën në Qendrën e Vaksinimit në Kukës janë vaksinuar 250 mjekë dhe infermier nga Kosova.

Postimi i plotë i Manastirliut, pa ndërhyrje:

500 mjekë dhe infermierë të Kosovës po vaksinohen në #Kukës
Edhe sot në ditën e dytë, do të vijojë vaksinimi me stafet mjekësore të vijës së parë.
#JemiNjë/Demokracia.com/

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/posts/1183691698753545

 

Të ngjashme