Sport
Vazhdon trendi i nisur nga tifozët shqiptarë – austriakët provokojnë francezët me bukën “baguette”
Demokracia
21:01 | 17 Qershor 2024

Share:

Tifozët deri më tani po vazhdojnë të jenë kryefjala e këtij Kampionati Evropian, së paku e ngjarjeve që po ndodhi jashtë fushe.

Në Euro 2024, mbështetësit e kombëtareve po dhurojnë spektakël, duke prekur edhe në tradita.

Fillimisht, tifozët e Shqipërisë ngacmuan ata të Italisë, kur ua thyen shpagesat (njëri nga ushqimet tradicionale të këtyre të fundit) pak para ndeshjes.

 

Përballja mes tanëve dhe Azurrëve përfundoi 2-1 në të mirë të italianëve.

Trendi i nisur nga tifozët kuq e zi ka vazhduar me ata të Austrisë, që kanë provokuar të Francës.

Austriakët dhe Gjelat përballën nga ora 21:00 në ndeshjen e tyre të parë në kuadër të fazës së grupeve.

Një tifoz austriak ndanë në mes bukën e njohur në Francë, “baguette”, duke sinjalizuar se do të shpresojnë për fitore ndaj tyre.

Natyrisht se këto video po qarkullojnë shumë në mediat sociale, por që si në rastin e italianëve, edhe francezët mund ta përdorin këtë gjest në mënyrë qesharake nëse arrijnë të fitojnë.

Të ngjashme