Lajme
Vazhdon shkëlqimi i Dimal Bashës, ja çfarë i thoshte Albulena Haxhiut për “pOret, pOret”
Demokracia
23:45 | 07 Tetor 2022

Share:

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, vite më parë si gazetar në një prej televizioneve të Kosovës, ishte shumë i zëshëm me kritikat e tij për LVV-në dhe deputetët e saj.

Basha në një prej emisioneve kishte kritikuar Albulena Haxhiun, atëherë deputete e Kuvendit. Ai në atë emision i thoshte Haxhiut se në qoftë se të duket rroga e deputetit e lartë, atëherë mos e merr.

“Një nga kundërshtimet vinte nga deputetja Albulena Haxhiu. Ajo tekstualisht deklaroi se është e papranueshëm që një deputet me e pas rrogën shtatëfish të një rroge mesatare në Kosovë, dhe ajo gjithashtu ceki se e përkrah çfarëdo nisme për uljen e rrogës së deputetëve. Zonja Haxhiu nëse është e papranueshme, atëherë mos e prano, se nuk është që je duke e marrë rrogën me zor. Mënyra tjetër është që ti mundesh me e dhanë një pjesë të rrogës tënde që duket e shumtë për familjet e shumta që kanë nevojë për këto mjete, për shkak se ne e dimë se 18 për qind e popullsisë gati jeton në varfëri ekstreme. Prandaj tjetra nëse vërtet mendon se do ta përkrahësh ndonjë nismë për uljen e pagave të deputetëve, atëherë mësojë që ti mundesh me e bo këtë nismë, se ti je pjesë e një partie politike me 32 deputetë, ke fuqi me bo një nismë të tillë”, thoshte Basha, përcjell Demokracia.com.

Por, qasja e Bashës sot nuk është e njëjtë. Ditë më parë, Basha kishte një përplasje verbale me kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, të cilit iu vërsul korridoreve të Kuvendit të Kosovës.

Basha duke bërtitur ia përmendi Jasharajt kërkesën për 100 euro shtesë. /Demokracia.com/

Të ngjashme