Lajme
Vazhdon qarkullimi i parave të falsifikuara në Kosovë
Demokracia
10:27 | 04 Prill 2022
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën janë raportuar dy raste të falsifikimit të parasë.

Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se në të dy rastet janë raportuar kartëmonedha 100 euro, shkruan Demokracia.com

Raporti i Policisë së Kosovës:

FALSIFIKIM I PARASË

Rr.Nëna Terezë,Fushë Kosovë, 03.04.2022-21:05.Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar i panjohur ka bërë pagesën me një kartëmonedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha e dyshuar është konfiskuar.

FALSIFIKIM I PARASË

Rr.Selman Lajqi, Pejë, 03.04.2022-17:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar i panjohur ka bërë pagesën e derivateve me një kartëmonedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha e dyshuar është konfiskuar./Demokracia.com/

Të ngjashme