Lajme
Vazhdon propaganda| MPJ-ja ruse thotë se në Kosovë po kontrabandohen armë
Demokracia
10:25 | 09 Qershor 2022

Share:

Rusia po vazhdon të propagandojë kundër Kosovës edhe kur kanë kaluar më shumë se 100 ditë që nga fillimi i agresionit në Ukrainë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharov, ka tentuar edhe sot të propagandojë, duke përmendur shtetet e Ballkanit Perëndimor, përcjell Demokracia.com.

Në një deklaratë të lëshuar në “Telegram”, Zakharova ka pretenduar se armët që po dërgohen në Ukrainë do të çojnë në zgjerimin e tregut të zi në Evropën Perëndimore.

Ajo në deklaratën e saj ka thënë se “disa armë nga Ukraina tashmë janë kontrabanduar në Bosnje e Hercegovinë, Shqipëri e Kosovë”.

“Ata besojnë se kjo është një biletë me një drejtim. Ata besojnë se tani po heqin qafe armët e vjetruara që i dërgojnë në Ukrainë ose në vende të treta. Megjithatë, ata harrojnë se dërgesat e armëve të dërguara në Ukrainë do të çojnë në zgjerimin e tregut të zi të armëve, veçanërisht në Evropën Perëndimore dhe në Ballkan”, ka thënë Zakharova./Demokracia.com/

 

Të ngjashme