Lajme
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Sali Mustafës
Demokracia
06:53 | 18 Janar 2022

Share:

Sot do të vazhdojë procesi gjyqësorë ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, i njohur si komandant Cali. 

Seanca do të filloj në orën 09:30, shkruan Demokracia.com.

Sot do ta vazhdojë dëshminë, dëshmitarja e shtatë në rastin e Mustafës.

Në gjykimin ndaj komandant “Calit” deri më tani janë dëgjuar gjashtë dëshmitarë, të cilët të gjithë kanë qenë të mbrojtur.

Salih Mustafa është personi i parë që është arrestuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

Mustafa u dërgua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, pas arrestimit të tij nga policia e EULEX-it.

Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 Qershor 2020, ndërsa ai u arrestua më 24 Shtator të vitit të kaluar, me pretendime për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Gjykata Speciale ka publikuar aktakuzën dhe sipas saj, këto janë veprat për të cilat Mustafa dyshohet dhe për të cilat mban përgjegjësi penale:

  1. Sali MUSTAFA mban përgjegjësi penale individuale për:

Pika 1: NDALIM ARBITRAR në kompleksin e ndalimit në Zllash afërsisht midis 1

prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, KRIM LUFTE, i ndëshkueshëm në bazë të neneve

14(1)(c), 16(1)(a), dhe 16(1)(c) të Ligjit;

Pika 2: TRAJTIM MIZOR në kompleksin e ndalimit në Zllash afërsisht midis 1 prillit

1999 dhe 19 prillit 1999, KRIM LUFTE, i ndëshkueshëm në bazë të neneve 14(1)(c)(i),

16(1)(a), dhe16(1)(c) të Ligjit;

Pika 3: TORTURË në kompleksin e ndalimit në Zllash afërsisht midis 1 prillit 1999

dhe 19 prillit 1999, KRIM LUFTE, i ndëshkueshëm në bazë të neneve 14(1)(c)(i),

16(1)(a), dhe 16(1)(c) të Ligjit; dhe

Pika 4: VRASJE E PALIGJSHME në kompleksin e ndalimit në Zllash afërsisht midis

19 prillit 1999 dhe rreth fundit të prillit 1999, KRIM LUFTE, i ndëshkueshëm në bazë

të neneve 14(1)(c)(i), 16(1)(a), dhe16(1)(c) të Ligjit./Demokracia.com/

 

Të ngjashme