Lajme
Vazhdon problemi me mbeturinat, rruga “Rexhep Luci” e stërmbushur nga bërlloku
Demokracia
13:58 | 18 Maj 2025

Share:

Problemi i menaxhimit të mbeturinave vazhdon të mbretërojë në Prishtinë, duke shqetësuar qytetarët dhe duke krijuar një pamje të pakëndshme në kryeqytet.

Mbeturinat e grumbulluara janë parë edhe në rrugën “Rexhep Luci”, një prej pikave kryesore të qarkullimit.

Qytetarët që kërkojnë një zgjidhje sa më të shpejt, për Klankosova.tv, kanë dërguar pamje nga grumbullimi i  mbeturinave që pothuajse e kanë bllokuar edhe parkingun.

Të ngjashme