Lajme
Vazhdon ngërçi, dështon edhe përpjekja e 24-të për konstituimin e Kuvendit
Demokracia
11:02 | 31 Maj 2025

Share:

Ka dështuar edhe përpjekja e 24-të për konsituimin e Kuvendit të Kosovës.

Seanca dështoi pasi as kërsaj radhe nuk mori votat e mjaftueshme komisioni për të organizuar votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, shkruan Reporteri.net.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, tha se seanca vazhdon pas 48-orësh.

“53 deputetë kanë dhënë votën për, një kundër, abstenime nuk ka, ndërpritet seanca, shihemi me 2 qershor në ora 10:30”, tha Dehari. /Reporteri.net/

 

Të ngjashme