Lajme
Vazhdon mbledhja e Këshillit të Sigurimit, pasi u ndërpre sepse Rusia u ankua për flamurin e Kosovës
Demokracia
17:09 | 13 Prill 2021

Share:

Ka vazhduar mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e cila po mbahet në Nju Jork, në të cilën po diskutohet Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së mbi punën e UNMIK-ut për periudhën nga shtatori 2020 deri në mars 2021.

Ka vazhduar mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e ndërprerë me kërkesën e përfaqësuesit rus për heqjen e flamurit nga përfaqësuesja e Kosovës, Donika Gërvalla.

Mbledhja ishte ndërprerë paraprakisht pasi përfaqësuesi i Rusisë në seancën e Këshillit të Sigurimit të ka kërkuar nga udhëheqësi i seancës që Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla të heq flamurin e Kosovës mbrapa saj ose të ndryshojë ambientin.

Ai kishte thënë se nuk është kundër përfaësuesve të Kosovës por e shqetëson fakti se Donika Gërvalla ishte ulur para flamurit të Kosovës.

“Ne nuk jemi kundër ndaj përfaqësuesve të Kosovës, megjithatë dua të ndaj faktin që zonja Donika Gërvalla është ulur para flamurit të Kosovës. Kosova nuk është e njohur si shtet por vetëm si territor, prandaj kërkojmë që për të vazhduar prezantimin ajo ose të ndryshojë pamjen prapa ose të heq flamurin në mënyrë që të vazhdojmë tutje”, tha përfaqësuesi rus.

Vazhdimin e mbledhjes e ka bërë të ditur gazetarja e Al-Jazeeras Amanda Price, përmes postimit në Twitter./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 17 Maj 2024