Lajme
Vazhdon kapja| Vëllai i asamblistes së LVV-së zgjidhet rektor i Universitetit “Ukshin Hoti”
Demokracia
14:00 | 23 Maj 2023

Share:

Lëvizja Vetëvendosje është duke e vazhduar avazin e punësimeve të familjarëve të zyrtarëve të saj në institucione publike. Së fundmi një rast i tillë ka ndodhur  në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

Mentor Alishani, vëllai i i asamblistes së zellshme të Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Prizrenit, Dafina F. Alishani, është rehatuar në krye të Universitetit “Ukshin Hoti”.  Alishani është zgjedhur rektor i këtij universiteti, shkruan Demokracia.com.

Për këtë punësim ka reaguar edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Përmes një postimi në Facebook, AAK zgjedhjen e rektorit të Universitetit të Prizrenit e ka cilësuar si kapje të këtij institucioni.

“Sot në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren rektor u zgjedh Mentor Alishani. Mentori është vëllai i asambleistes më të zëshme të VV- së, e cila reagon në çdo çështje të partive tjera, pos partisë së saj. Ne si rini e AAK- së, dega në Prizren, dëshirojmë të dimë reagimin e saj rreth emërimit të vëllait të saj si rektor në UPz. Pasi të gjithë e dimë që familjarët janë për ahengje e dasma e jo për punësime dhe emërime në pozita të larta” , thuhet në postimin e AAK-së.

Siç mund të shihet edhe në postimet në rrejtët sociale, Dafina Alishani është aktiviste e vyeshme e partisë në pushtet.

Ajo vazhdimisht bën shpërndarje të statuseve të kryeministrit Albin Kurti, të ministrave dhe të partisë. Nuk janë të rralla as fotot e saj më kryeministrin Kurti.

 

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren është zgjedhur për mandatin katër vjeçar me votim të fshehtë dhe unanim nga ana e Këshillit Drejtues të Universitetit.

Ndryshe, Qeveria Kurti ka ardhur në pushtet duke i kritikuar qeveritë e kaluar për nepotizen dhe punësime partiake. Megjithatë, deri me tani mediat vazhdimisht kanë raportuar se si partia në pushtet në bordet dhe pozita të larta drejtuese ka emëruar njerëz të partisë dhe familjarë të ministrave e deputetëve. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme