Lajme
Vazhdon kapja e shtetit | Ministria e Sveçlës përzgjedh diplomatë këshilltarët e Bislimit, Pecit e Gërvallës (DOKUMENT)
Demokracia
18:35 | 03 Korrik 2023

Share:

Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, që udhëhiqet nga Xhelal Sveçla, ka njoftuar për kandidatët fitues në bazë të vlerësimit përfundimtar nga Komisioni i Pranimit për Institucionet e Administratës Shtetërore.

Ky njoftim, të cilin e ka siguruar Demokracia.com, thotë se pranimi për Grupin numër 8 “Specialist i Përgjithshëm i Shkencave Politike”, është për pozitën Zyrtar të misionit diplomatik e shpallur më 6 prill të këtij viti.

Të pranuarit janë kandidatët: Mehdi Sejdiu, Saranda Stublla, Ylli Sokoli, Sami Brajshori, Adenit Hoti dhe Marigonë Vrajolli.

Demokracia.com, po ashtu, ka mësuar se katër nga të pranuarit janë të afërt me pushtetin, respektivisht me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ministrin Faton Peci dhe shefen e diplomacisë, Donika Gërvalla.

Mehdi Sejdiu ka qenë deri vonë këshilltar i zv/kryeministrit Bislimi. Madje, ai disa herë është prononcuar për mediat, duke folur në emër të shefit të tij se si “qeveritë e kaluara e kishin bllokuar procesin e liberalizimit të vizave”.

Ndërkaq, Saranda Stublla ka qenë pjesë e ekipit të ministrit Faton Peci, që vjen nga Lista Guxo, kurse Marigonë Vrajolli ka qenë pjesë e Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës që drejtohet nga bashkëpartiakja e Pecit, Donika Gërvalla.

Edhe Ylli Sokoli figuron të ketë qenë pjesë e ministrisë së Gërvallës. Në profilin e tij në LinkedIn, njëjtë si Vrajolli, Sokoli figuron pjesë e MPJD-së. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme