Sport
Vazhdon java e 19-të në Serie A
Demokracia
11:29 | 24 Janar 2021

Share:

Serie A rikthehet sot me një program të ngjeshur me ndeshje në kuadër të xhiros së 19-të.

Juventus, Napoli e Lazio do të zhvillojnë ndeshje sot kundër ekipeve përkatësi si Bologna, Verona e Sassuolo, përcjell KosovaPress.

Juventus pret në shtëpi skuadrën e Bologna, ku nëse arrin sot të arkëtojë tre pikë, do ta ruante hapin me skuadrën e Milan-it, që pësoi humbje mbrëmë kundër Atalantas me rezultat 0:3.

Napoli do të zhvillojë ndeshje si mysafir kundër skuadrës së Hellas Verona, kurse Lazio do të përballet kundër Sassuolos.

Më poshtë mund të gjeni të bashkangjitur programin e plotë të ndeshjeve në Serie A.

12:30 Juventus (6) – Bologna (13) (Stadiumi Allianz)

15:00 Genoa (16) – Cagliari (17) (Stadiumi Luigi Ferraris)

15:00 Verona (9) – Napoli (5) (Stadiumi Marcantonio Bentegodi)

18:00 Lazio (7) – Sassuolo (8) (Stadiumi Olimpico)

20:45 Parma (19) – Sampdoria (10) (Stadiumi Ennio Tardini)

Të ngjashme