Lajme
Vazhdon inspektimi i lokaleve të gastronomisë në Gjakovë
Demokracia
11:38 | 15 Mars 2021

Share:

Edhe pas rritjes së rasteve me Covid-19 ka vazhduar inspektimi i lokaleve të gastronomisë në komunën e Gjakovës.

Në kuadër të monitorimit të situatës së pandemisë në qytetin e Gjakovës dhe pas rritjes së rasteve me Covid-19 ditëve të fundit, inspektorët sanitarë në Komunën e Gjakovës në koordinim me inspektorët sanitarë të AUV-it dhe Policinë e Kosovës kanë kryer inspektime në Komunën e Gjakovës.

Inspektorët gjatë aksionit kanë bërë mbikëqyrjen për zbatimin e masave mbrojtëse, si dhe respektimin e distancës fizike në lokalet e gastronomisë të cilat veprojnë në Gjakovë.

Drejtori për Punë Inspektuese në Komunën e Gjakovës, Fazli Hoxha, ka thënë se gjatë inspektimeve është parë se nëpër bizneset e Gjakovës janë duke u respektuar kënaqshëm masat anti Covid-19, për këtë, ai ka falënderuar pronarët e bizneseve dhe i ka inkurajuar që edhe më tutje të zbatojnë masat anti Covid-19 në fuqi.

“Qëllimi i këtyre aksioneve është vetëdijesimi i qytetarëve për rrezikun nga pandemia, dhe se respektimi i distancës dhe masat mbrojtëse pasi janë vitale për ruajtjen e shëndetit. Andaj, inspektorët sanitarë edhe më tutje do të vazhdojnë me inspektime të tilla, sepse vetëm kështu mbrojmë shëndetin e qytetarëve tanë”, ka thënë Hoxha në një postim në Facebook./Demokracia/

Të ngjashme