Lajme
Vazhdon hatërimi i LVV-së ndaj BE-së, deputeti Haliti me ide të “rrezikshme” për vizat
Demokracia
17:38 | 23 Nëntor 2022

Share:

Pjesëtar të Lëvizjes Vetëvendosje kanë vazhduar sërish me mllefin dhe hatërimin e tyre ndaj BE-së, konkretisht karshi kryediplomatit evropian, Josep Borrell, pasi ky i fundit qortoi Kosovën duke e parë atë si palë konstruktive për dallim nga Serbia, në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd.

Pas hedhjes së akuzave edhe publikisht nga kryeministri Kurti në adresë të diplomatit spanjoll, për shkak të dështimit të bisedimeve tetë orëshe në Bruksel, një reagim së fundmi e ka bërë edhe deputeti i LVV, Enver Haliti.

Deklarata e tij erdhi pasi propozimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili parasheh lëvizjen e lirë jo më larg se data 1 janar e vitit 2024, u hoq nga agjenda e takimit të sotëm të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së.

Ndërsa, Haliti u shpreh se Bashkimi Evropian po kërkon nga Republika e Kosovës që ta harmonizojë politikën e vizave me atë të BE-së.

Gjithashtu, ai tha se për këtë çështje është dakord 100%, por shtroi një pyetje publike në Facebookun e tij, e cila mund të konsiderohet e rrezikshme sa i përket raporteve ndërmjet Kosovës dhe vendeve të Bashkimit Evropian, që kërkojnë viza për kosovarët.

“Bashkimi Europian po kërkon nga Republika e Kosovës që ta harmonizojë politikën e vizave me atë të BE-së.
Jam dakord 100%
Çka mendoni sikur Republika e Kosovës të vendosë regjim vizash për të gjitha shtetet të cilat kërkojnë viza për qytetarët e Republikës së Kosovës?”, shkruan Haliti.

Postimi i plotë:

Të ngjashme