Lajme
Vazhdon greva në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe atë të Apelit
Demokracia
21:24 | 10 Mars 2022

Share:

Për të 10-ën ditë me radhë, në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe atë të Apelit, po vazhdon greva e punëtorëve të administratës, pasi këshilli grevist nuk ka arritur asnjë marrëveshje për ndërprerjen e grevës.

Punëtorët e administratës kanë hyrë në grevë për të kërkuar që të aprovohet Ligji për punëtorët e administratës së gjykatave dhe prokurorive.

Ata kërkojnë edhe përafrimin e pagave të punëtorëve, pagesat lineare nga 150 euro për çdo punëtor, shujtat ditore dhe pagesat e udhëtimit.

Të ngjashme
Lajme • 15 Maj 2024