Lajme
Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Demokracia
09:37 | 23 Janar 2024

Share:

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Në Hagë, pritet të vazhdojë dëshminë dëshmitarja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), e cila është e 41-ta dhe mban kodin W04489 në këtë gjykim.

Të enjten, më 18 janar, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, kërkoi që të kalohet në seancë private për të diskutuar një çështje në mënyrë që të ruhet identiteti i dëshmitares.

Në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, për këtë javë pritet të mbahen tri seanca, raporton RTKlive.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill të vitit të kaluar, kurse ish-krerët e UÇK-së janë deklaruar të pafajshëm.

Të ngjashme