Sport
Vazhdon dhuna në Tiranë, tifozët e Romës demolojnë një veturë të Policisë shqiptare
Demokracia
22:51 | 24 Maj 2022

Share:

Një tjetër incident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë, ku këtë herë protagonistë janë tifozët e Romës të ardhur në kryeqytet për të parë finalen e Konferencë Ligës, ku ekipi i tyre i zemrës do të luaj mbrëmjen e të mërkurës me ekipin e Feyenoordit.

Panorama raporton se turma e tifozëve janë përplasur me efektivët te ura e Drejtorisë së Policisë.

Siç shihet dhe nga foto e mësipërme, tifozët kanë sulmuar makinën e Policisë së Shtetit duke i thyer xhamat.

Efektivë të shumtë të policisë kanë arritur që të shpërndajnë turmën e tifozëve duke pastruar zonën.

Të ngjashme