Lajme
Vazhdon demagogjia| Gërvalla: Nuk lejojmë një tjetër Republika Srpska
Demokracia
15:26 | 18 Shkurt 2023

Share:

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla – Schwarz po thotë se nuk do të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, ndonëse kryeministri Albin Kurti ka thënë se e pranon një gjë të tillë me gjashtë kushte.

Sipas saj, situata në Kosovë është sa më stabile, sepse “qeveria dhe populli qëndrojnë të qetë dhe nuk reagojnë njësoj si nacionalistët urrejtës që tentojnë të provokojnë konflikte”.

“…ne nuk lejojmë një Republika Srpska tjetër, tashmë një mund të jetë shumë”, ka thënë ajo.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve FENA të Bosnje e Hercegovinës, Gërvalla ka thënë se nëse Perëndimi dështon sërish, “Evropa mund të përfundojë në një luftë të madhe”.

“Nëse ne si Perëndim dështojmë përsëri, Evropa mund të përfundojë përsëri në një luftë të madhe. Ose do të ndalojmë ata që bëjnë luftë dhe ata që kërcënojnë luftën, si Putin, Vuçiq, Daçiq, Vulin dhe ekstremistët e tjerë, ose do të jetë shumë vonë shumë shpejt”, ka thënë ajo.

Gërvalla, tutje, citohet të ketë thënë se perëndimi duhet të reagojë.

“Perëndimi duhet të përgjigjet, dhe nuk duhet të dështojë përsëri, siç bëri në mënyrë dramatike në vitet 1990 në rajon, dhe pas 1999 në lidhje me agresionin e Putinit kundër Gjeorgjisë në 2008, Ukraina në 2014, e cila përfundimisht çoi në luftë totale kundër Ukrainës në vitin 2022”, ka thënë ajo.

Të ngjashme