Lajme
Vazhdojnë spastrimet në diplomaci, Uliks Emra shkarkohet nga pozita e ambasadorit në Norvegji?
Demokracia
21:30 | 22 Janar 2022

Share:

Uliks Emra duket se më nuk do të jetë ambasador i Kosovës në Norvegji. Të paktën kështu bën të ditur Milaim Zeka përmes një postimi në Facebook.

“Përmes një letre elektronike, pa asnjë paralajmërim, është shkarkuar ambasadori i Kosovës në Norvegji, Uliks Emra. Ai është urdhëruar që brenda 30 ditëve të kthehet në Kosovë”, ka shkruar Zeka, transmeton Demokracia.com.

Demokracia.com ka tentuar të flas me Emrën, por ai nuk ka pasur qasje në telefon.

Emra më herët ka qenë ambasador në Kroaci. /Demokracia.com/

Të ngjashme