Lajme
Vazhdojnë reshjet e borës në veri të Shqipërisë, temperatura deri në minus 12 gradë Celcius
Demokracia
08:57 | 23 Janar 2022

Share:

Shqipëria mbetet në ndikimin e të ftohtit, kryesisht të qëndrueshëm, kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të ketë në bregdet dhe zonat e ulëta. Ndërsa me vranësira të dendura dhe reshje të pakta dëbore paraqitet moti në skajin verior.

Sipas MeteoAlb, orët në vijim karakterizohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë territorin e vendit.

Era e ftohtë verilindore bën që i ftohti të ndjehet edhe më shumë.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të ulëta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -12°C deri në 8°C.

Era vijon nga verilindja duke arritur në momente të veçanta shpejtësinë 50 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke gjeneruar në det dallgëzim mbi 3 ballë.

Të ngjashme