Lajme
Vazhdojnë protestat në veri
Demokracia
09:14 | 03 Qershor 2023

Share:

Protesta në komunat veriore, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, janë duke vazhduar edhe të shtunën e 3 qershorit.

Sipas REL-it situata në Zveçan është e qetë.

Kryesisht në protestë janë duke marrë pjesë gratë, që janë të punësuara në sektorin e edukimit.

Serbët lokalë janë duke protestuar rregullisht prej 26 majit në komunat e Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale.

Të ngjashme