Lajme
Vazhdojnë protestat e serbëve në veri, të hënën situatë e qetë
Demokracia
20:29 | 12 Qershor 2023

Share:

Qytetarët serbë kanë vazhduar protestat në tri komunat veriore të Kosovës, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin- Potok.

Numër më i madh i protestueseve u pa në Zubin-Potok e Zveçan, ndërsa situata ishte e qetë.

Të pranishëm ishin edhe pjesëtarë të KFOR-it, derisa pjesëtarë të Policisë së Kosovës po qëndrojnë para objekteve komunale.

E ndryshe nga këto dy komuna, në Leposaviq u pa një numër më i vogël i protestuese.

Megjithatë brenda oborrit të kësaj komune, numri i autoblindave të KFOR-it ishte i madh.

Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu thotë që Policia e Kosovës duhet të qëndroj këtu muajve në vijim.

“Mirë është që të qëndrohet edhe disa muaj edhe atëherë sigurisht që autonomia e serbëve në Kosovë nuk do të jetë e tillë sa ta pengojë zhvillimin normal të shtetit të Kosovës, në të kundërt nëse bie flamuri i Kosovës në Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok atëherë është një rrezik i madh dhe për vet shtetin e Kosovës”, tha Spahiu

Protestat e serbëve në këto komuna në veri të Kosovës filluan me 26 maj.

Të ngjashme