Janë konfirmuar dy raste të infektimit me COVID-19 në skuadrën e Real Madridit.
Los Blancos njoftoi se mesfushori, Isco dhe mbrojtësi i krahut, David Alaba kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, shkruan Demokracia.com.
Këtë “mbretërit” e bën të ditur përmes një komunikate të lëshuar në faqen zyrtare të klubit.
“Real Madrid CF konfirmon se lojtarët tanë Isco dhe David Alaba kanë rezultuar pozitivë me COVID-19”, thuhet në komunikatën e klubit. /Demokracia.com/
Official Announcement.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. ???? (@realmadriden) December 21, 2021