Sport
Vazhdojnë problemet në Kupën e Amerikës, 31 lojtarë infektohen me koronavirus
Demokracia
17:58 | 15 Qershor 2021

Share:

Kupa e Amerikës po vazhdon të përballet me probleme të mëdha për shkak të pandemisë me COVID-19.

Sipas asaj që ka raportuar “Deportes Cuatro”, janë paraqitur 41 raste me koronavirus, 31 prej tyre janë lojtarë që marrin pjesë në kompeticionin në fjalë, përcjell Demokracia.com.

Fjala bëhet për Kombëtaret si: Venezuela, Colombia, Bolivia dhe Peru ku kanë rezultuar pozitivë lojtarët dhe stafi.

Ministria e Shëndetit të Brazilit nuk dha detaje mbi rastet e reja të konfirmuara, por të shtunën, 12 anëtarë të delegacionit Venezuelës, përfshirë tetë lojtarë, dolën pozitivë në testin e parë të PCR që iu nënshtruan pas mbërritjes në Brazil.

Brazili është njëra nga vendet më të prekura të pandemisë në botë, derisa numri i vdekjeve në këtë shtetë ka arritur në 488 mijë. /Demokracia.com

Të ngjashme