Lajme
Vazhdojnë pritjet e gjata në Merdar për të dalë nga Kosova
Demokracia
15:19 | 26 Gusht 2023

Share:

Pikat kufitare me Serbinë, Dheu i Bardhë dhe Merdar, edhe gjatë ditës së sotme po vazhdojnë të jenë të ngarkuara nga fluksi i bashkatdhetarëve të cilët po i përdorin për hyrje dhe dalje nga territori i Kosovës.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (raporti i orës 13:05) plot gjashtë orë nevojiten për të lëshuar Kosovën përmes vendkalimit kufitar të Merdarit, ndërsa kolona është deri në 2,000 metra.

Edhe në pikë kalimin te Dheu i Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova janë një orë, ndërsa në Jarinje 40 minuta.

Në Mutivodë pritjet për të dalë janë deri në 30 minuta, dhe kolona është deri në 60 metra.

Ndërsa, në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës nuk ka pritje të gjata.

Të ngjashme