Lajme
Vazhdojnë përmbytjet e rrëshqitjet e dheut në Itali, evakuohen mbi 36 mijë persona
Demokracia
15:39 | 21 Maj 2023

Share:

Italia prej disa ditësh është nën pushtimin e ujit. Mediat vendase shkruajnë se moti i keq vazhdon në zonën e Emilia Romagna me shira të pandërprerë.

Për shkak të përmbytjeve deri më tani numri i personave që kanë lënë shtëpitë e tyre deri më tani ka shkuar në më shumë se 36,600, ku shumica e tyre janë në zonën e Ravenës .

Sipas mediave një helikopter që kontrollonte linjat e energjisë është rrëzuar, ku si pasojë janë plagosur 4 persona dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, kryeministrja Giorgia Meloni për shkak të motit të keq ka shpejtuar kthimin e saj në Itali nga takimi i G7 që po zhvillohet në Hiroshima.

Ndërkohë si pasojë e motit të keq kanë humbur jetën të paktën 14 persona në zonat më të goditura.

Të ngjashme