Sport
Vazhdojnë ndryshimet në kombëtaren kuqezi, dy lojtarë largohen nga kampi
Demokracia
20:12 | 03 Shtator 2021

Share:

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka nisur sot përgatitjet për duelin e radhës në kualifikueset e Botërorit, atë që luan të dielën ndaj Hungarisë.

Një duel i cili do të përballohet me mungesat e Bares, Hysajt e Manajt të pezulluar, por edhe me ndryshime në listë.

Ekipit tashmë i është bashkuar Nedim Bajrami, i cili më në fund mund të veshë fanellën kuqezi, por njëkohësisht i janë larguar dy lojtarë të tjerë.

FSHF ka bërë të ditur se mbrojtësi Mario Mitaj dhe sulmuesi Ernest Muçi, do t’i bashkoheshin përfaqësues U21 që nga dita e sotme, për të qenë pjesë e saj për ndeshjen ndaj Republikës Çeke. Futbollistët kanë qenë rregullisht pjesë e U21 gjatë këtij edicioni ndaj pritet që të kthehen atje për të qenë mes titullarëve në këtë takim.

Ekipi është stërvitur sot përsëri në Durrës, me një seancë e cila kishte si qëllim rikuperimin e formës së atyre që luajtën ndaj Polonisë, por edhe vëzhgimin e gjendjes së lojtarëve të cilët pritet të zëvendësojnë të munguarit për duelin e të dielës. /Demokracia.com

Të ngjashme