Cristiano Ronaldo vazhdon të prodhojë zhurmë. Në ndeshjen kundër Liverpool, teksa ishte në nxehmje, portugezi u afrua për të përshëndetur Gary Neville dhe Roy Kane, analistë për Sky Sports, duke injoruar Jamie Carragher.
Ish-mbrojtësi e kishte kritikuar portugezin duke thënë se asnjë klub nuk dëshiron ta blejë atë.
Një javë më vonë, skena (dhe polemikat) u përsëritën. Ronaldo u afrua për të përshëndetur Rio Ferdinand, Paul Scholes dhe Peter Crouch, por ai e injoroi plotësisht gazetaren Lynsey Hipgrave.
Në rrjetet sociale, portugezi u kritikua shumë për këtë zgjedhje. “Pse e bëri? Ndoshta foli keq edhe për të?”, pyesin përdoruesit./Demokracia.com/
? “I don’t think he’s going to hang around and not play”@rioferdy5 and Paul Scholes discuss whether Cristiano Ronaldo will still be a Manchester United player by the end of the summer transfer window ? pic.twitter.com/Va0kmkqO4i
— Football on BT Sport (@btsportfootball) August 27, 2022