Lajme
Vazhdojnë kolonat nëpër pika kufitare, kjo është gjendja te Dheu i Bardhë, Muçibabë e Merdare
Demokracia
08:04 | 31 Korrik 2022
Ilustrim

Share:

Me ardhjen e bashkatdhetarëve edhe kolonat nëpër pika kufitare janë shtuar.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, përkatësisht Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona të gjata vazhdon të ketë në Dhe të Bardhë, Muçibabë dhe Merdare, shkruan Demokracia.com.

Sipas statistikave të fundit të publikuara nga QKMK, më së shumti kolonë ka në pikën kufitare Dhe i Bardhë, ku në hyrje për në Kosovë ka arritur deri në 700 metra dhe pritja është deri në një orë.

Po ashtu edhe në pikën kufitare Muçibabë ka kolonë. Atje qytetarët po presin deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë, shkruan Demokracia.com.

Ndërkaq në Merdare pritja është normale dhe nuk ka kolonë, atje qytetarët po presin 10 deri në 15 minuta.

Njësoj sikurse në Merdare është edhe në Mutivodë e Jarinje. /Demokracia.com/

Të ngjashme