Lajme
Vazhdojnë kërkimet për 59-vjeçaren që ka rënë nga ura e Fshajt
Demokracia
15:20 | 24 Qershor 2023

Share:

Tash e tetë ditë në Gjakovë janë duke vazhduar kërkimet për gruan që ka rënë nga ura e Fshajt.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj tha për Telegrafin se kërkimet po vazhdojnë dhe se deri tani nuk ka asnjë rezultat.

“Kërkimet po vazhdojnë por fatkeqësisht deri tani nuk është gjetur viktima”, tha ai.

Ndërsa, Forca e Sigurisë së Kosovës, në njoftimin e bërë për media ditë më parë ka njoftuar se po vazhdojnë kërkimet për 59-vjeçaren e zhdukur.

“Ekipet e Kërkim Shpëtimit në ujëra të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashku me Policinë e Kosovës dhe autoritet lokale të komunës së Gjakovës, dhe me kërkesën për angazhim të Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, janë duke realizuar operacionin e Kërkim Shpëtimit të personit të zhdukur me inicialet A.M i moshës 59 vjeçare, zhdukur që nga data 16.06.2023”.

Të ngjashme