Sport
Vazhdojnë befasitë në Serie A, Juventusi humb në shtëpi nga Monza
Demokracia
16:55 | 29 Janar 2023

Share:

Pas humbjes befasuese të Milanit, edhe Juventusi ka pësuar disfatë në javën e 20-të nga Monza.

“Zonja e Vjetër” ka pësuar humbje 0:2 nga ekipi i promovuar këtë edicion në elitë në “Allianz Stadium”, shkruan Demokracia.com.

Gjërat për “Bianconeri” u vështirësuan tek në minutën e 18-të kur mysafirët realizuan me anë të Ciurrias.

Gjashtë minuta pa përfunduar koha e rregullt e fraksionit të parë, Monza realizoi edhe golin e dytë me autor Dany Mota.

Minutat në vazhdim Juventusi u përpoq të gjente rrugën e golit në mënyrë që të paktën ta shmangte humbjen deri në fund, megjithatë mysafirët nuk lejuan të pësojnë asnjë gol dhe kësisoj morën tri pikë të vlefshme në rrugë për mbijetesë.

Juventusi me këtë disfatë bie në pozitën e 13-të me 23 pikë, ndërkaq Monza ngritet në vendin e 11-të me 25 pikë./Demokracia.com/

Të ngjashme