Lajme
Vazhdojnë arsyetimet e pushtetit | Deputeti i Kurtit lë të kuptohet se KFOR-i ia ka zënë rrugën Policisë për largimin e barrikadave
Demokracia
12:23 | 24 Dhjetor 2022

Share:

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha pas bashkpartiakëve të tij ka sulmuar KFOR-in për barrikadat në veri.

Basha në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se nëse KFOR-i dëshironi të qëndrojë siç tha ai, indiferent ndaj kriminelëve, në rregull, vetëm sipas tij, duhet të lëshojë  rrugë sepse policia është deklaruar që ka kapacitete me i largu pengesat.

“KFOR-i është duke gabuar që po e politizon pozitën e vet, sepse po e humb kredibilitetin tek qytetarët duke mos ushtruar mandatin e tyre! Nëse dëshironi me qëndruar indiferent ndaj kriminelëve, në rregull, vetëm lëshoni udhë sepse policia jonë është deklaru që ka kapacitete me i hekë pengesat, por m’u nënshtruar asnjëherë!”, ka shkruar Basha.

Postimi i plotë i Bashës, pa ndërhyrje:

Pas 15 dite, KFOR-i paska thanë që duhet dialog me bandën e Radojçiqit për zhbllokimin e barrikadave!

A keni fol me ambasadën se ky me shokë janë n’listën e zezë të Amerikës? Nuk besoj që Amerika ua miraton këtë deklaratë!

Tjetra, po i njejti me shokë janë të kërkuar prej forcave tona policore për plotë vepra kriminale! Kur të takohen me policinë nuk ka dialogim, veç arrestim!

KFOR-i është duke gabuar që po e politizon pozitën e vet, sepse po e humb kredibilitetin tek qytetarët duke mos ushtru mandatin e tyre! Nëse dëshironi me qëndru indiferent ndaj kriminelëve, në rregull, vetëm lëshoni udhë sepse policia jonë është deklaru që ka kapacitete me i hjek pengesat, por m’u nënshtru asnjëherë!

Të ngjashme