Sport
Vavalis është i lumtur që debut me fitore
Demokracia
18:25 | 29 Prill 2023

Share:

“Vetëm pak ditë kishim përgatitje dhe jam i lumtur për fitoren”, ka thënë pas ndeshjes trajneri i Dritës, Akis Vavalis.

Drita fitoi përballë Ferizajt 3:0, ndërsa të tria golat i shënoi prej minutës së 76-të.

Vavalis, në ndeshjen e parë si udhëheq i skuadrës gjilanase, u shpreh se gjëja më e rëndësishme është që kanë fituar.

“Jam shumë i lumtur, i lumtur për djemtë pasi kemi pasur vetëm pak ditë për t’u përgatitur. Nuk e kam pritur një gjë të tillë sepse Ferizaj dëshiron të mbetet në ligë. Gjëja e rëndësishme është fitorja, pasi na mban lartë në tabelë. Në përgjithësi mendoj se e merituam fitoren. Do të jetë shumë e rëndësishme për pjesën tjetër të kampionatit. Ne jemi gati për ndeshjet e ardhshme. Nuk po mendojmë për Ballkanin. Duhet të mendojmë për Llapin fillimisht sepse na duhen tri pikë”, ka thënë pas ndeshjes trajneri Vavalis.

Në mesjavë, Drita luan në udhëtim te Llapi ndërsa më pas e pret Ballkanin, rivalin direkt për titull kampioni.

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024