Lajme
Vatikani publikon pamje brenda Kapelës Sistine, momenti kur u zgjodh Papa Leo XIV
Demokracia
08:46 | 09 Maj 2025

Share:

Pamjet e para nga brenda Kapelës Sistine pas zgjedhjes së Papës Leo XIV janë publikuar nga faqja zyrtare Vatican News. Videoja, e cila nis menjëherë pas vendimit të Konklavës për të zgjedhur kardinalin amerikan Robert Prevost si Papë të ri, fillon me 133 kardinalët që këndojnë së bashku.

Më pas, në pamje dëgjohen duartrokitje për Papën e sapozgjedhur, përpara se ai të shkojë në një faltore për t’u lutur në vetmi.

Në vijim, Papa Leo XIV shihet duke përshëndetur dhe shtrënguar duart me kardinalët që e votuan, ndërsa njëri prej tyre i puth dorën në shenjë respekti.

Kardinali amerikan, Robert Francis Prevost, është zgjedhur udhëheqësi i ri i Kishës Katolike Romane më 8 maj dhe ka zgjedhur emrin Leon XIV.

Ai është papa i 267 i Kishës Katolike dhe amerikani i parë që është zgjedhur papë.

Zgjedhja e tij u bë në votimin e tretë të enjten, në ditën e dytë konklavës.

Njoftimi për zgjedhjen e tij u bë nga një kardinal nga ballkoni në Bazilikën e Shën Pjetrit i cili shqiptoi fjalët latine “habemus papam” (kemi papën e ri).

“Paqja qoftë me të gjithë ju”, ishin fjalët e para të papës amerikan gjatë adresimit nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit.

Ai tha se dëshiron që mesazhi i paqes “të hyjë në zemrat e huaja, të arrijë te familjet tuaja dhe të gjithë njerëzit, kudo që jeni”.

Duke nderuar paraardhësin e tij, Papa Françeskun, ai u bëri thirrje besimtarëve “të ecni përpara, pa frikë, të bashkuar, dorë për dore me Zotin dhe njëri-tjetrin.

Papa Leoni XIV falënderojë kardinalët që e zgjodhën që të udhëheqë Kishën Katolike.

Të ngjashme