Sport
Vashat e Shqipërisë “turpërohen” në Tiranë, humbin 0:7 nga Norvegjia
Demokracia
22:38 | 25 Nëntor 2021

Share:

Kombëtarja e Shqipërisë në konkurrencën e femrave ka pësuar humbje “turpëruese” në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2023.

Vashat shqiptare u mposhtë 0-7 nga Kombëtarja e Norvegjisë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, përcjell Demokracia.com.

Norvegjezët shënuan golin e parë në minutën e 23-të dhe vazhduan me gola të tjerë deri në fund.

Shqipëria renditet e pesta në grup me 4 pikë, sa i ka edhe Kosova në vend të katërt.

Norvegjia kryeson me 13 pikë, derisa Polonia i ka 11. Belgjika pozicionohet e treta me 10 pikë. /Demokracia.com

Të ngjashme