Sport
Vashat e Kosovës synojnë rezultat pozitiv sot ndaj Armenisë
Demokracia
09:43 | 26 Tetor 2021

Share:

Pas pritjes së gjatë e të pakuptimtë në aeroportin e Yeravanit në Armeni, Kombëtarja A e femrave u akomodua në hotel “Metropol” dhe mbajti seancën stërvitore para ndeshjes kualifikuese për Botërorin “Australi&Zelandë e Re 2023” kundër Armenisë.

Stërvitja u shtrua bazuar në analizën paraprake të ndeshjes Shqipëri-Armeni, nga e cila përzgjedhësja Afërditë Fazlija dhe shtabi teknik provuan të gjitha taktikat e mundshme në mënyrë që të arrihet një rezultat i mirë, përcjell Demokracia.com.

Atmosfera brenda grupit është e mirë dhe vashat janë të motivuara për fitore në mënyrë që sa më parë të harrohet humbja e thellë nga Kombëtarja e Belgjikës të enjten e kaluar.

Ndeshja e sotme kundër Armenisë zhvillohet në orën 16.00 sipas kohës së Kosovës. /Demokracia.com

Të ngjashme