Sport
Vashat e Kosovës i nisin me “këmbë të mbarë” kualifikimet, fitojnë ndaj Estonisë
Demokracia
17:58 | 05 Prill 2022

Share:

Kombëtarja e Kosovës U19 në konkurrencën e vajzave i kanë nisur me këmbë të mbarë garat e raundit të dytë për kualifikimet e Kampionatit Evropian.

Në ndeshjen e parë të Grupit 4 të Ligës B, Dardanet U19 kanë fituar ndaj Estonisë, me rezultat 2:1. Ky turne kualifikues po zhvillohet në Edinburgh të Skocisë.

itutbollistet e përfaqësueses U19 të Kosovës e kanë nisur me fitore garimin në raundin e dytë të kualifikimeve për Evropianin e këtij viti.

Kosova U19 garon në Grupin 4 të Ligës B, ndërsa të martën pasdite në Edinburgh të Skocisë u përball me Estoninë.

Kosova fitoi 2:1. Golat për Kosovën i shënuan Loreta Lulaj, në minutën e 45-të dhe Fortesa Berisha, në minutën e 52-të. Ndërkaq, golin e vetëm estonet e shënuan në minutën e 75-të.

Ndeshjen radhës Kosova U19 e luan pas tri ditësh kundër Kazakistanit./Demokracia.com/

Të ngjashme