Bashkimi e ka fituar Kupën e Kosovës në basketboll në konkurrencën e femrave.
Vashat prizrenase triumfuan ndaj basketbollisteve të Prishtinës në finalene e madhe me rezultat 69:54, shkruan Demokracia.com.
Denise Shakyla kishte shifrat më të mira te Bashkimi. Ajo ndeshjen e mbylli me 11 pikë, 13 kërcime e shtatë asistime.
Besjana Martinaj e Sara Vraniqi realizuan nga 18 pikë. Vraniqi i kishte edhe nëntë kërcime. Me 15 pikë e 12 kërcime ndihmoi Monique Coker.
Për Bashkimin ishte kjo hera e gjashtë që triumfuan në Kupën e Kosovës në basketboll. /Demokracia.com/