Lajme
Varroset Nysret Cena që u vra me breshëri plumbash në Kaçanik
Demokracia
17:04 | 25 Janar 2023

Share:

Nysret Cena, i cili u ekzekutua me breshëri plumbash brenda veturës së tij pak para mesnatës derisa ishte duke vozitur në magjistralen Ferizaj – Kaçanik, u varros sot.

Vetura prej së cilës po dyshohet se është kryer akti është gjetur e djegur në një lokacion tjetër jo shumë larg vendit të krimit.

Deri më tani nuk është identifikuar asnjë i dyshuar për vrasjen e tij.

Për viktimën u raportua se ishte veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 

 

 

Të ngjashme