Lajme
Varroset nëna e dëshmorit Agron Mehmetaj, Haradinaj: Ishte një grua fisnike shqiptare
Demokracia
18:19 | 14 Maj 2025

Share:

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj  ka bërë të ditur se është varrosur nëna e dëshmorit Agron Mehmetaj.

Ai tha se ajo ishte grua fisnike shqiptare, që fëmijët e saj i brumosi në frymën kombëtare dhe patriotike, përcjell Klankosova.tv.

“Sot i dhamë lamtumirën e fundit nënës Zyhra, nëna e dëshmorit Agron Mehmetaj. Nëna Zyhra ishte një grua fisnike shqiptare, që fëmijët e saj i brumosi në frymën kombëtare dhe patriotike. Ajo ia fali Kosovës djalin dëshmor, Agronin, ndër luftëtarët më të zotë që kishte Dukagjini e mbarë Kosova”.

“Gjithashtu, me bashkëluftëtarë, miq e familjarë, morëm pjesë në varrimin e Gjylfidane Dervishajt, duke ndarë dhimbjen në këtë ditë të rëndë. Bashkëndjejmë dhimbjen me këto familje. Ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme