Me nderime të larta fetare, i është dhënë lamtumira e fundit, ish-kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Rexhep Boja. Boja ishte edhe ambasador i Kosovës në Arabinë Saudite.
Në ceremoninë e varrimit të drejtuar nga Myftiu Naim Tërnava, morën pjesë qindra qytetarë dhe prijës fetarë nga të gjitha viset shqiptare.
Ish-kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës ka vdekur dje në moshën 75 vjeçare.
Boja në vitin 1990 ishte zgjedhur kryetar i Bashkësisë Islame dhe më pas është rizgjedhur për tri mandate. /Demokracia.com/