Lajme
Varrosen dy viktimat që vdiqën gjatë vërshimeve në Pejë
Demokracia
16:06 | 26 Qershor 2023

Share:

U është dhënë lamtumira e fundit Mirsada dhe Dion Ademajt, të cilët vdiqën të shtunën në mbrëmje si pasojë e vërshimeve në Pejë.

Të pranishëm në ceremoninë e varrimit ishin ministra të kabinetit qeveritar, përfaqësues të nivelit lokal dhe shumë qytetarë, raportoi EO.

Komuna e Pejës ka vendosur që të hënën ta shpallë ditë zie në nderim të viktimave që kanë humbur jetën të shtunën në këtë qytet si pasojë e vërshimeve.

Në vendimin që është bërë publik në faqen zyrtare të komunës në Facebook, thuhet se të gjitha angazhimet e parapara për të hënën janë pezulluar.

Të ngjashme