Lajme
Varrimi i Albright| Clinton shpërthen në lot kur kujton pritjen që iu bë para dy vitesh në Kosovë
Demokracia
18:15 | 27 Prill 2022

Share:

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton ka mbajtur fjalim në ceremoninë mortore për ish-sekretaren Madeleine Albright, e cila vdiq më 23 mars në moshën 84 vjeçare.

Clinton është parë shumë i prekur derisa ka kujtuar Albright dhe vizitën që kishin në Kosovë gjatë vitit 2019, përcjell Demokracia.com.

“Dy vite më parë në Kosovë, 20 vjet pas konfliktit atje ku ishin kërcënuar nga gjenocidi, kemi ecur me duar të bashkuara në Prishtinë, në një ditë të bukur qershori, në rrugë kishte shumë persona, ka shumë njerëz në atë vend të vogël dhe shkuam të statuja e Madeleine që ishte falënderimi i tyre për të”, ka thënë Clinton.

Në fund, Clinton ka përmendur se të pranishëm në këtë ceremoni janë edhe kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, përcjell Demokracia.com.

“Ne kemi parë se trashëgimia që ajo ka lënë, me Kosovën dhe Bosnjën, ne e shohim këtë në shumë mënyra. Sot këtu janë të pranishëm presidenti, kryeministri dhe ish-presidentja e Kosovës, kemi ish-ministrin e Bosnjës dhe Hercegovinës”, ka thënë ai.

Clinton është i pranishëm me bashkëshorten e tij, Hillary Clinton, përcjell Demokracia.com.

Përveç këtyre, në ceremoni po marrin pjesë edhe ish-presidenti Barack Obama dhe ish-zonja e parë Michelle Obama, përcjell Demokracia.com.

Deri tani, raportohet se rreth një mijë persona janë të pranishëm në varrimin e Albright.

Ceremonia mortore po mbahet në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit./Demokracia.com/

Të ngjashme