Lajme
Varianti i ri i koronavirusit, IKSHPK nis për në Gjermani disa mostra
Demokracia
12:15 | 19 Janar 2021

Share:

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka nisur disa mostra për testim në Gjermani, përmes së cilave pritet të konfirmohet nëse ndonjë prej tyre është pozitive me variantin e ri të COVID-19.

Lajmi është konfirmuar për Demokracia.com nga drejtori i Departamentit të Mikrobiologjisë në IKSHPK, Xhevat Jakupi.

Ai ka thënë se nuk ekzistojnë dyshime se mund të ketë një variant të ri në ndonjërën prej rasteve, por se mostrat janë nisur vetëm për konfirmim të mundshëm ose jo në Gjermani.

“Për të sqaruar, nuk ka dyshime se mund të ketë raste me variant të ri, por kemi dërguar mostrat për konfirmim nëse ndonjë prej atyre rasteve positive mund të jetë varianti i COVID-19 i cili është shfaqur në Britani të Madhe”, ka thënë ai.

Kujtojmë se që nga paraqitja e rasteve të para me koronavirus në Kosovë e deri më sot janë shënuar 56.118 raste pozitive, nga 209.960 persona të testuar.

49.432 persona kanë arritur ta mposhtin koronavirusin, ndërsa 1.411 kanë përfunduar me fatalitet./Demokracia.com

Të ngjashme