Lajme
Varianti Delta ngjall frikë: Spanja dhe Holanda vendosin masa të reja kufizuese
Demokracia
16:28 | 11 Korrik 2021

Share:

Shifrat e variantit Delta të Covid-19 ngjallin frikë në Europë. Kjo po detyron vende të shumta që të bëjnë një hap prapa në rifitimin e lirive për të frenuar rritjen e rasteve të reja. Në Spanjë, Katalonja ka mbyllur diskotekat dhe lokalet e tjera të natës në fundjavë. Ata që dëshirojnë të marrin pjesë në evente në të hapur me mbi 500 persona, duhet të tregojnë certifikatën e vaksinimit, në të kundërt nuk do të lejohen. Një masë kufizuese që rrezikon të dëmtojë ndjeshëm sezonin turistik për komunitetin katalanas.

“Pandemia nuk ka përfunduar”, tha një zëdhënëse e rajonit gjysmë autonom të Spanjës. Shqetësimi më i madh mbetet numri i lartë i rasteve me Covid-19 mes të rinjve.

Frika nga variant delta ka pushtuar dhe Holandën. Kryeministri Mark Rutte, njoftoi një sërë masash kufizuese, në përpjekje për të frenuar këtë valë të re infeksioni. Të gjitha diskot dhe restorantet do të mbyllen pas mesnatës, si dhe do të ketë kufizime në qarkullim.

Në ditën e fundit, Holanda raportoi mbi 10 mijë raste të reja, shifër e cila nuk shihej që prej krishtlindjeve. Varianti delta ka frikësuar edhe qeverinë italiane, atë franceze dhe të shumë shteteve të tjera europiane, shkruan A2.

Shpresa mbetet tek vaksinimi i qytetarëve, pasi deri më tani është konfirmuar mbrojtja nga shtrimet në spitale.

Të ngjashme