Lajme
Variantet e ndryshme të COVID-19 paraqesin ‘kërcënim real’ për përparimin e vaksinës
Demokracia
09:50 | 02 Mars 2021

Share:

Përhapja e varianteve ngjitëse të koronavirusit po paraqet një kërcënim real për qytetarët dhe progresin e vaksinave kundër COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këtë e ka paralajmëruar Kreu i Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) Rochelle Walensky, e cila tha se ishte e shqetësuar nga të dhënat e fundit, shkruan BBC, transmeton Demokracia.com

“Ju lutem më dëgjoni qartë: në këtë nivel të rasteve, me përhapjen e varianteve, ne do të humbasim plotësisht terrenin  nga vështirësitë që kemi fituar deri më tani. Këto variante janë një kërcënim shumë real për njerëzit tanë dhe progresin tonë.”, tha Walensky.

Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka parashikuar që varianti ngjitës “B.1.1.7” i shfaqur së pari në Mbretërinë e Bashkuar do të bëhet lloji dominues në SHBA gjatë këtij muaj.

Kujtojmë se gjatë javës së kaluar në Amerikë është regjistruar një shifër e lartë me raste të reja pozitive rreth 70 mijë dhe afro 2 mijë vdekje në ditë./Demokracia.com

Të ngjashme