Lajme
Varhelyi: Palët t’i zbatojnë marrëveshjet e arritura, përfshirë atë për Asociacionin
Demokracia
13:41 | 25 Maj 2023

Share:

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me komisionarin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhleyi.

Pas takimit ata kanë mbajtur një konferencës për media, me ç’rast Varhleyi ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet t’i zbatojnë obligimet e tyre pa vonesë.

“Është bërë një progres, tani është esenciale që të dyja palët t’i zbatojnë të gjitha obligimet pa vonesë”.

“Përfshirë edhe marrëveshjet e 2015-ës duke përfshirë këtu të drejtat e të gjithëve. Qëllimi im nuk është vetëm të përkujtoj, por t’i shtojmë edhe një element shtesë që do të përshpejtojë edhe në rekomandime”.

Tutje, ai ka shtuar se përmes një dialogu të suksesshëm do të përfitojnë të gjithë.

“Jemi këtu për të shpjeguar se një dialog i suksesshëm do të sjellë rezultat dhe zhvillim për njerëzit”.

Të ngjashme