Lajme
Varhelyi: Jemi të përkushtuar më shumë se kurrë për të sjellë Ballkanin Perëndimor në BE
Demokracia
11:08 | 19 Korrik 2022

Share:

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, thotë se BE-ja po hap negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Varhelyi, mes tjerash, thotë se prioriteti i Bashkimit Evropian mbetet Ballkani Perëndimor dhe më shumë se kurrë BE-ja është e angazhuar për ta bërë gjithë rajonin pjesë të saj, njofton Klankosova.tv.

“Ne po hapim negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në ndryshimin e mjedisit gjeopolitik, prioriteti ynë mbetet Ballkani Perëndimor. Ne jemi të përkushtuar më shumë se kurrë për të sjellë të gjithë rajonin në BE. Sot ne po bëjmë një hap të madh drejt këtij angazhimi”, ka shkruar Oliver Varhelyi.

Të ngjashme
Lajme • 01 Qershor 2024